Tragjedi në Egje, përmbytet një anije, 3 foshnja humbin jetën

Një gomone e cila bartte 16 persona, është përmbytur në veriperëndim të Turqisë, në Detin Egje në rrugën drejt ishullit grek Lesbos.

“Gjashtë persona, në mesin e të cilëve tre foshnja humbën jetën pas përmbytjes së gomones pranë ishullit Ciplak të qarkut Ayvalik të provincës Baliksehir”, ka thënë guvernatori i qarkut, Gokhan Gorguluarslan.

Nëtë personat e tjerë u shpëtuan nga roja bregdetare dhe një person llogaritet si i zhdukur. Në gomone ishin dy trafikantë me qenje njerëzore, ka shtuar Gorguluarslan.

Në gomone po ashtu ndodheshin edhe disa persona që dyshohet të jenë anëtarë të FETO-s, organizatës terroriste e cila orkestroi tentimin e grusht shtetit të dështuar në korrik 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button