fbpx

SHBA-ja, në Chicago u protestua kundër abuzimit seksual

Në Chicago të SHBA-ve një grup qytetarësh mbajtën një protestë kundër abuzimit seksual. Në mesin e protestuesve ishin edhe viktimat e abuzimit seksual, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i mbledhur në parkun “Jane Bryne” në lagjen Michigan, pas fjalimeve të mbajtura nën mbikëqyrjen e policisë filloi marshimin. Në këtë aktivitet u protestua edhe kundër dhunës së ushtruar nga policia si dhe politikat ndaj emigrantëve. Protesta u mbështet nga persona të shumtë.

Në protestë u brohoritën slogane si “Nëse emigrantët sulmohen, çfarë bëjmë, ngrihemi në këmbë dhe luftojmë”, “Gjithmonë histori e njëjtë, nuk është krim të jesh i zi”, “Nëse nuk ka drejtësi nuk ka as paqe, jo policit racist”. Gjithashtu protestuesit shpalosën pankarta me mbishkrime si “Ndal përdhunimit – mbështetje viktimave”, “Jo abuzimit”, “Edhe gruaja që mbulohet po ashtu i nënshtrohet abuzimit”.

Protesta, e cila tërhoqi vëmendjen e amerikanëve por edhe të turistëve që shëtisnin në qytet, përfundoi po incidente.

Në protestat e viteve të mëparshme të këtij grupi, policia kishte ndaluar një numër të madh të protestuesve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close