Tërmet 6.4 shkallë në Indonezi, të paktën 10 të vdekur

Një tërmet prej 6.4 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur ishullin Lombok të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 50 kilometra në verilindje të qytetit Mataram në ishullin Lombok. Sipas vlerësimeve të para, si pasojë e tërmetit 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 40 të tjerë janë plagosur.

Qendra për Hulumtime Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njofton se tërmeti prej 6.4 ballë është regjistruar 7.5 kilometra në thellësi të tokës.

Si pasojë e tërmetit, në ishullin i cili ndodhet rreth 40 kilometra në lindje të ishullit turistik Bali në Indonezi, një numër i madh i shtëpive kanë pësuar dëme.

Sipas BBC-së, pas tërmetit janë regjistruar më shumë se 60 dridhje ndërsa lëkundja më e madhe ishte 5.7 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button