Gara e radhës në Formula 1 vazhdon në Hungari

Kampionati botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 12-të të këtij sezoni në Hungari, raporton Anadolu Agency (AA).

Raundi i klasifikimeve do të mbahet nesër në ora 15:00 në Pistën Hungaroring të gjatë 4.381 metra në 70 xhiro, e cila gjendet në kryeqytetin e vendit, Budapest. Ndërkaq, gara do të zhvillohet më 29 korrik, të dielën, në ora 15:10.

Garat në Australi, Bahrejn, Kanada dhe Britani të Madhe i fitoi piloti gjerman nga radhët e Ferrarit, Sebastian Vettel. Britaniku Lewis Hamilton nga radhët e Mercedes i fitoi në Azerbajxhan, Spanjë, Francë dhe Gjermani. Australiani Daniel Ricciardo i Red Bull-TAG Heuer në Kinë dhe Monaco. Ndërsa në Austri holandezi Max Verstappen gjithashtu i Red Bull-TAG Heuer.

Rradhitja e pilotëve dhe ekipeve është si në vijim:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe): 188 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermania): 171

3. Kimi Raikkonen (Finlanda): 131

4. Valtteri Bottas (Finlanda): 122

5. Daniel Ricciardo (Australia): 106

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 310 pikë

2. Ferrari: 302

3. Red Bull: 211

4. Renault: 80

5. Force India: 59

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button