Zjarret pyjore në Greqi, numri i viktimave rritet në 83

Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në afërsi të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, është rritur në 83, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave është rritur pasi jetën humbi një person 73 vjeçar i lënduar në rajonin Mati i hospitalizuar në spitalin KAT të Athinës.

Mediumet greke raportuan se ekzistojnë shqetësime nga rritja e mëtejshme e numrit të të vdekurve. Aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajon ende vazhdojnë, ndërsa mendohet se mbi 100 persona janë të zhdukur.

“Zjarri ka shpërthyer nga kablloja elektrike e këputur”

Derisa vazhdon përpjekja për të shëruar plagët e zjarrit në Greqi, Dimitris Stergiyu, kryetari i Bashkisë Pendelli, vend i cili ishte përfshirë nga zjarret, tha se zjarri i cili shkaktoi vdekjen e 83 personave dhe lëndimin e mbi 150 të tjerëve ka ndodhur si pasojë e këputjes së linjave të energjisë elektrike të Kompanisë Greke të Energjisë Elektrike (DEH) në malin Dau të rajonit Pendelli.

“Atje i pashë kabllot elektrike të këputura të DEH-së. Besoj se zjarri filloi atje”, tha ai, duke shtuar se ka qenë i pari që ka shkuar në malin Pendelli.

“Zjarri shpërtheu pothuajse si bombë atomike. Menduam se zjarri do të avancojë drejt rajonit Dionisos. Por për shkak të erës, ai ndërroi kahun dhe nuk ishte e mundur të kontrollohej” u shpreh Stergiyu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button