fbpx

Restoranti që punëson vetëm gjyshet (VIDEO)

Të gjithë e dinë sa shumë shijojnë ushqimet e përgatitura nga gjyshet. Kjo është edhe arsyeja pse restoranti Enoteca Maria ka vendosur që të punësojë vetëm gjyshet për të përgatitur në kuzhinë.

Fillimisht pronari Jody Scaravella e nisi biznesin me gjyshet vetëm nga Italia, për t’u zgjeruar tani në një restorant që ka 30 gjyshe nga e gjithë bota: Argjentina, Algjeria, Siria, Republika Dominikane, Polonia, Nigeria, transmeton TV 21.

Një vend i mbushur përplot me kultura dhe ushqime të shijshme duket një mrekulli për gjithë ata që vizitojnë këtë vend tejet të veçantë.

Pronari tregon se marrin telefonata përgëzimi nga e gjithë bota, dhe shpesh herë në mbrëmje gjyshet duartrokiten dhe vlerësohen lart nga të pranishmit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close