Shkatërrohen mbjelljet nga moti i ligë në rajonin e Prilepit

Fermerët e rajonit të Prilepit, veçanërisht nga zonat e fshatrave Konjare e Vogël dhe e Madhe janë pa ngushëllim pas motit të sotëm të ligë të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër në të cilin qind për qind u janë shkatërruar të mbjellat, kryesisht duhani, specat dhe një pjesë e kulturave të drithit.

Fermerët apelojnë deri tek pushteti lokal dhe qendror t’u dilet në ndihmë dhe të ketë dëmshpërblim nga moti i ligë.

Ky është moti i dytë i ligë për 15 ditë që i përfshiu zonat e Konjares së Vogël dhe të Madhe. Për motin e ligë nga 9 korriku deri tek komisioni komunal janë parashtruar 105 kërkesa për dëmshpërblim të dëmeve të bëra në mbjelljet në rreth 100 hektarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button