Iran, 79 persona të lënduar si pasojë e një tërmeti

Televizioni shtetëror në Iran njoftoi se një tërmet me fuqi prej 5,8 ballë sipas Rihterit ka goditur të hënën pjesën jugore të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë tërmetit janë lënduar së paku 79 persona, ndërkohë që sipas të dhënave të Entit Amerikan për Vrojtime Gjeologjike (USGS) tërmeti ka qenë me intensitet prej 5,9 ballësh.

Nuk ka raportime për raste të vdekjes, ndërsa tërmeti u regjistrua herët në mëngjes në afërsi të fshatrave Sirch në krahinën Kerman. Sirch gjendet rreth një mijë kilometra në jug të kryeqytetit Teheran.

USGS tha se tërmetin e ndoqën disa dridhje të vogla me fuqi prej 4,8 ballësh në verilindje të vendit. Tërmeti ngjau pas një varg dridhjes një ditë më herët ku u lënduan thuajse 300 persona.

Irani është një vend që është i prirur për tërmete të shpeshta. Një tërmet me magnitudë 7,2 ballë në të cilin humbën jetën më shumë se 600 persona në nëntor goditi pjesën perëndimore të Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button