Mëngjesi ideal? Muffins me proshutë dhe djathë, bëjeni vetë

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. E ndërsa gjatë ditëve të javës për shkak te nxitimit për punë  ne shpesh mund ta anashkalojmë atë, apo mund të hamë diçka të shpejtë, fundjava është koha kur ti mund t’i dedikohesh plotësisht përgatitjes së një mëngjesi të shijshëm, e pse jo të bësh pjesë të përgatitjes së tij edhe fëmijët. Ne po ju tregojmë recetën e duhur për një mëngjes me shije, shkruan Bordo.al.

Përbërësit: 1 ¼ filxhani miell të bardhë, ¼ filxhani sheqer, 2 lugë çaji pluhur pjekje, ½ lugë çaji sodë bikarboni, ½ luge çaji kripë, 1 filxhan qumësht, 2 vezë, 1 filxhan proshutë të grimcuar, ½ filxhani djathë të bluar, ¼ filxhani qepë të grira imët, ½ filxhani misër (i ëmbël), pluhur pjekje, 1 lugë çaji sodë bikarboni, pak vaj.

Në një enë të madhe përzieni miellin, misrin, sheqerin, pluhurin për pjekje, sodën bikarbone dhe kripën. Në enën tjetër shtoni qumështin, vezët dhe vajin. Pastaj përbërësit e dy enëve i bashkoni dhe përzieni. Në të shtoni proshutën, djathin, qepën dhe përbërës tjerë sipas dëshirës. Me brumin e përgatitur mbushni format për muffin-et deri në ¾ dhe piqini në furrë derisa të skuqen. Pasi të piqen i nxirrini nga format dhe i leni të ftohen.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button