fbpx

Formula 1: Lewis Hamilton nënshkruan kontratë të re me Mercedes

Lewis Hamilton, kampioni aktual i Formula 1 ka nënshkruar kontratë të re me brendin global automobilistik Mercedes, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas bisedimeve disa muajshe, kampioni i katërfishtë në Formula 1 nënshkroi kontratën e re deri në vitin 2020. Mercedes nuk zbulon detajet e kontratës, por supozohet se piloti britanik do të përfitojë rreth 45 milion euro në vit.

Mercedes fitoi katër titujt e mëparshëm të Formula 1 në konkurrencën e pilotëve dhe konstruktorëve, prej të cilave tre i përkasin Hamilton-it.

Këtë sezon Hamilton zhvillon një betej të madhe për vendin e parë me Sebastian Vettel, pilotin e prodhuesit italian të makinave luksoze “Ferrari”, i cili i ik me 8 pikë. Në konkurrencën e konstruktorëve Mercedes udhëheq me 20 pikë para Ferrarit.

Në karrierën e tij të deritashme, britaniku 33-vjeçar ka fituar në 65 gara të Formula 1, prej të cilave 44 me Mercedes, ndërsa në podiumin e fituesve ka qenë 124 herë. Ai mban rekord në Formula 1 me 76 ‘pol position’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button