fbpx

4 mënyra se si ta bëni fondatinën të duket si një lëkurë e dytë

Të aplikosh tualetin në fytyrë është është ndër proceset më të rëndësishme para eventit apo edhe thjesht një darke mes miqsh. Shumë gjëra janë të ndërthurura bashkë, cilësia e produkteve dhe mënyra e aplikimit, shkruan Bordo.al.

Kur make-up artistja pariziene Violette aplikon fondatinën, lëkura duket shumë natyrale. “Dua që njerëzit të thonë, ‘O zot, lëkura juaj duket e mrekullueshme!’ jo, ‘Fondatina jote është e shkëlqyer’, shpjegon ajo. Më poshtë ju paraqesim sekretet si të aplikoni fondatinën në mënyrën e duhur.

Në mënyrë që fytyra juaj të shkëlqejë bëni një maskë hidratuese dhe më pas një masazh të lehtë të fytyrës me përbërës të posatçëm për tipin e lëkurës tuaj.

Korrektor sipas nevojës

Të vendosësh apo jo korrektor? Kjo është një pyetje që e bëjnë si profesionistët ashtu dhe amatorët. Violette thotë se më e mira është që të përdoren sa më pak produkte për lëkurën, të cilat kur përdoren ashtu si duhet, bëjnë që fondatina të zgjasë gjithnjë.

Aplikojeni fondatinën duke filluar nga qendra e fytyrës

Violette thotë se është e rëndësishme që fondatina të aplikohet kur është me të vërtetë shumë e rëndësishme. ‘Filloni nga qendra e fytyrës, nga mollëzat, duke e përhapur më tej. Në mënyrë që lëkura të ketë një pamje sa më natyrale mos e lyeni me fondatinë kurrizin e hundës duke lejuar qukat që të dallohen.

Përthithni më pas vendosni fondatinën

Fillimisht pastroni lëkurën me anë të letrave përthithëse dhe më pas aplikoni një pudër të tejdukshme në mënyrë që fondatina të fiksohet sa më mirë dhe të parandalohet shkëlqimi i tepërt.

Burimi/ Vogue

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close