fbpx

Finalja e Botërorit “Rusi 2018” përmes shifrave statistikore

Kupa e Botës është mbyllur me fitoren 4-2 të marrë nga Franca kundër Kroacisë. Këto janë statistikat që kanë dalë nga përballja e sapo mbyllur në “Luzhniki Arena” të Moskës, shkruan Telesport.

– Mbape është bërë lojtari i dytë më i ri që shënon në një finale të Kupës së Botës pas Pele në 1958-ën: 60 vite më pas!

– Franca është skuadra e parë që shënon katër gola në një finale të Kupës së Botës që nga Brazili në 1970-ën.

– Olivier Zhiru nuk ka bërë asnjë gjuajtje në kuadrat në 546 minutat e luajtura në Kupën e Botës me Francën.

– Franca nuk ka humbur asnjë ndeshje me N’Golo Kante dhe Poll Pogba në formacionin titullar (19 ndeshje: 15 fitore, 4 barazime).

– Antoan Grizman është lojtari i tretë që shënon në një finale europiane në nivel klubi dhe një finale të Kupës së Botës brenda një sezoni pasi një gjë të tillë e kanë bërë: Gerd Muller (Gjermani dhe Bayern Munich), në 1974-ën, dhe Horhe Valdano (Argjentina dhe Real Madrid), në 1986-ën.

– Ivan Perishiç është përfshirë në realizimin e 11 golave në ndeshjet e luajtura me Kroacinë në kompeticionet e mëdha (7 gola, 4 asiste); më shumë se çdo lojtar tjetër.

– Mario Manxhukic është lojtari i parë që shënon një autogol në një finale të Kupës së Botës.

– Kombëtarja me të cilën Franca ka luajtur kundër Kroacisë është më e reja në historinë e finaleve të Kupës së Botës (26 vjeç, 90 ditë) që nga finalja Argjentinë-Holandë e 1978-ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button