Deschamps: Është privilegj i madh të luash në finale

Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps bëri vlerësime në lidhje me ndeshjen finale të Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, në të cilën skuadra e tij do të përballet me Kroacinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është një privilegj i madh të luash një ndeshje të tillë. U përpoqëm që të përgatitemi në mënyrën më të mirë për këtë finale. Kjo kërkon qetësi, besim dhe përqendrim. Këto janë 3 fjalë para ndeshjes së finales”, tha Deschamps në pyetjet e gazetarëve lidhur me ndeshjen finale.

Ai tha se kanë përvojë me ndeshjet finale në kampionatet e mëparshme, duke shtuar se në ndeshjet e tilla nevojitet që ekipi të përgatitet në mënyrën më të mirë dhe që kundërshtari të analizohet mirë.

Duke shtuar se në kombëtaren franceze nuk ka një entuziazëm, por që futbollistët janë të kënaqur që luajnë në finale, Deschamps tha se rezultati i ndeshjes do të jetë përcaktues i kampionit.

Kujtojmë se finalja e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës do të luhet sot në stadiumin “Luzhniki” në Moskë me fillim në ora 17:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button