fbpx

Luka Modriç: Jemi në finale, kjo flet për ndikimin e përzgjedhësit

Kapiteni i kombëtares së Kroacisë në futboll, Luka Modriç, para finales së nesërme kundër Francës në Botërorin që po mbahet në Rusi, tha se ardhja në finale, flet për ndikimin që ka përzgjedhësi Zlatko Daliç në zhvillimet në ekip, transmeton Anadolu Agency (AA).

Modriç sërish u shfaq tejet modest, duke thënë se në këtë moment nuk i intereson fare nëse do të fitojë “Topin e Artë”, sepse është tërësisht i fokusuar në suksesin e ekipit.

“Jam i lumtur që përmendem në këtë kontekst, megjithatë për mua është më i rëndësishëm suksesi i ekipit. Ajo që dua, është vetëm të fitojmë Botërorin nesër”, tha Modriç.

Për ndikimin e Zlatko Daliçit mbi ekipin kombëtar të Kroacisë, Modriç thotë se është e pafalenderushme të flitet, meqë tashmë janë në finale, dhe kjo flet mjaft.

“Jemi në finale të Kampionatit Botëror. Ndikimi i përzgjedhësit është i madh në gjithçka që ndodh në ekip. Ai erdhi në një kohë të vështirë, kur kualifikimi në Botëror ishte një pikëpyetje, mirëpo na e ktheu vetëbesimin, na bindi se jemi ende të mire”, tha mes tjerash Modriç, sipas mediave kroate.

Finalja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, mes Kroacisë dhe Francës, luhet të dielën me fillim në ora 17:00, në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close