Janjiq: Ushtria e Kosovës formohet edhe pa pjesëtarë serbë

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike Dushan Janjiq ka folur rreth fenomenit të largimit të pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, transmeton Koha.net .

Janjiq, duke iu përgjigjur interesimit të portalit “blic” të Beogradit, ka thënë se e gjitha që po ndodh tash në FSK, nuk do ta pengojë formimin e Ushtrisë së Kosovës e cila në të ardhmen do të ndodhë.

Ai ka shtuar se është e dëshirueshme që në Ushtrinë e Kosovës të jenë përfaqësuesit e minoriteteve, ata edhe do të jenë, por në mesin e tyre mund të mos ketë serbë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button