Prodhuesi i fluturakeve hapësinore dhe raketave, Elon Musk ndihmon në shpëtimin e fëmijëve të bllokuar në Tajlandë

Themeluesi i kompanisë SpaceX, prodhuesi i fluturakeve hapësinore dhe raketave, si dhe drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i prodhuesve të automjeteve elektrike Elon Musk, tha se do të ndihmojë në shpëtimin e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të bllokuar në një shpellë në Tajlandë, raporton Anadolu Agency (AA).

Musk ka shkruar në Twitter se inxhinierët e SpaceX nesër do të nisen drejt Tajlandës dhe do t’u ndihmojnë autoriteteve lokale në operacionin e shpëtimit.

Ai ndau disa detaje teknike përmes Twitterit rreth operacionit të shpëtimit duke dhënë ide për mënyrën se si fëmijët dhe trajneri mund të shpëtohen.

“Vështirë është të bësh analizë pa prani personale. Por, duhet të shohim të ardhmen, të punojmë me vendosmëri dhe të ndihmojmë aq sa mundemi”, ka shkruar Musk.

Ekipi i futbollit prej 12 fëmijësh të moshës nga 11 deri në 16 vjeç dhe trajneri i tyre 25 vjeçar gjatë një vizite në shpellën Tham Luang Nang Non më 23 qershor u bllokuan pasi hyrjet në shpellë u përmbytën.

Grupi u gjet pas 9 ditësh por nuk mund t’i nxjerrin për shkak të sasisë së madhe të ujit në shpellë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë pompimin e ujit nga shpella, ndërsa ekipet hulumtojnë terrenin për të gjetur dalje alternative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button