CR7, Juventus bën gati super pagesën për Mendes

100/120 milionë euro për kartonin e lojtarit, 30 për rrogën e tij dhe… Ronaldo sjell me vete shumë shpenzime shtesë, por të cilat Juventus duket se i ka marrë parasysh, transmeton Telesport.

Në fakt, nëse operacioni do të mbyllet me sukses, Andrea Agnelli e di mirë se duhet llogaritur edhe një komision i rëndësishëm për menaxherin e Jorge Mendes, si menaxher i CR7, por edhe si ndërmjetës i negociatave.

Nëse Real Madrid do të pranojë ta shesë Ronaldo-n, Juventus duhet të shpenzojë jo më pak se 10 milionë euro vetëm për Mendes. Një ‘taksë’ pothuajse e detyruar, sepse përfaqëson 10% të kostos së transferimit.

Mendes vihet në lëvizje vetëm kur flitet për një lumë milionash dhe Juventus është gati të bëjë edhe një çmenduri të tillë ekonomike vetëm për të patur në dispozicion Cristiano Ronaldo-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button