fbpx

Pompeo viziton Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në kuadër të vizitës së tij në Korenë e Veriut ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pompeo, gjatë qëndrimit në Phenian u takua me ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong-ho dhe me zyrtarin e lartë verikorean, Kim Yong-çol.

Kim gjatë takimit me Pompeon tha se takimet e tilla mundësojnë zhvillimin e mëtejmë të miqësisë mes të këtyre dy shteteve.

Pompeo gjatë udhëtimit të tij për në Korenë e Veriut rikujtoi se të dy palët kanë disa zotime që kanë të bëjnë me pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore, që burojnë nga Samiti në Singapor. Me këtë rast ai tha se gjatë vizitës do të fokusohen në detajet në lidhje me këto zotime.

Në anën tjetër, në lajmin e agjencisë Yonhap thuhet se deputeti nga partia opozitare e Koresë së Jugut, Kim Hack-yong, ka thënë se Koreja e Veriut po vazhdon aktivitetet bërthamore, duke pretenduar se asgjë nuk ka ndryshuar në Korenë e Veriut.

Pas takimit me rëndësi historike për Gadishullin Korean, Trump dhe Kim nënshkruan një dokument gjithëpërfshirës. Dokumenti përmban shumë angazhime të Koresë së Veriut dhe SHBA-ve për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore, formimin e marrëdhënieve të reja mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut si dhe vendosjen e paqes në gadishull.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close