Shilegov: Këtë verë do të rikonstruohen 11 shkolla të mesme në Shkup

Qyteti i Shkupit gjatë pushimit veror do të bëjë rikonstruimin e tërësishëm të fasadave në shkollat e mesme “Dimitar Vllahov”, “Josip Broz Tito” , “Orce Nikollov”, “Koço Racin, “Nikolla Karev” , “Boro Petrushevski”, “Zdravko Cvetkovski”, “Pançe Arsovski”, “Saraj”, “Pançe Karagjozov” dhe “Mihajlo Putin”, me qëllim që të njëjtat të bëhet efikase energjetikisht, potencoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Ai njoftoi së në shkollat e tjera të mesme në Shkup do të bëhet rikonstruimi i tërësishëm në brendi dhe zëvendësim të produkteve të zdrukthëtarisë, aty ku ka nevojë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit informoi se nga fundi është procedura për rikonstruimin e tërësishëm të shkollave të mesme “Marija Kiri-Skllodovska” dhe “Cvetan Dimov”.

СУГС Кочо Рацин

“Intervenimet ndërtimore që po i bëjmë, në të njëjtën kohë do t’i bëjnë shkollat e mesme të qasshme edhe për fëmijët me nevoja të posaçme. Në toalete do të bëhen pjesë të veçanta, të dedikuar për ata fëmijë. Pasi secili në Shkup ka të drejtë për mundësi të barabartë të jetesës”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button