Portieri rus tregon se si priti penalltitë e spanjollëve

Portieri rus Igor Akinfeev, heroi rus i penalltive kundër Spanjës, zbuloi se si i priti penalltitë e Koke dhe Iago Aspas.

Sipas tij, ai e dinte shumë mirë se ku do të godisnin spanjollët, transmeton TCH.

“Nuk isha stërvitur sepse prisja që të kualifikoheshim në kohën e rregullt. Por e dija ku do të godisnin ata”, tha Akinfeev në konferencën e shtypit në Novogorsk.

“Tek penalltitë që prita, e dija fare mirë se ku do të shkonte topi. Pata edhe fat”, deklaroi portieri.

Kur u pyet për përballjen ndaj Kroacisë, Akinfeev tha: “Ndjek vetëm skuadrën time. Kam parë disa ndeshje në Botëror, por Kroacinë nuk e kam parë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button