fbpx

Franca, me 3 sulmues përballë Messit

Qeveria e futbollit botëror ka menduar të zgjojë edhe më shumë kërshërinë e tifozëve për një përballje të hershme në Botëror, që fare mirë mund t’i korrespondonte edhe një finaleje, transmeton Top Channel. 

FIFA, në një spot promocional, ndërthuri emocionet e lojtarëve me ata në shkallët e stadiumit, gjithçka në sfondin e ngjyrave kombëtare.

Franca dhe Argjentina do të përballen mes tyre këtë të shtunë me enigmën e madhe se cila do të avancojë në fushatën që mund t’i çojë te froni. Në konferencën e fundit për shtyp, trajneri Deschamps dhe kapiteni Lloris, më shumë folën për Lionel Messin sesa për të gjithë kombëtaren rivale.

“Emri i Messit flet më shumë se çdo gjë tjetër. Shikoni statistikat dhe do të kuptoni se mund të bëjë diferencën i vetëm në këtë ndeshje. Roli i tij është i ngjashëm me atë të Ronaldos në vitin 1998. Ndikimi i Messit është thuajse njësoj, por ne do të bëjmë maksimumin ndaj një futbollisti të jashtëzakonshëm”, deklaroi Deschamps.

Franca po përgatitet që të luajë me një skemë 4-2-3-1, e ngjashme me atë që formacioni transalpin përballoi Perunë. Në portë kapiteni Lloris, ndërsa në repartin ofensiv Mbappe, Pogba, Griezmann e Giroud. Për Francën ishte në dyshim Hernandez, por trajneri Deschamps sqaroi se anësori do të luajë, edhe pse nuk është në kushte optimale.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close