Sllovenia reagon ndaj Austrisë për shkak të sigurisë kufitare: Stërvitja është tejet provokuese

Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, duke reaguar ndaj Austrisë për shkak të stërvitjes së kryer në kufirin e saj kundrejt refugjatëve, tha se “Sllovenia anëtare e BE-së dhe NATO-s mund të mbrojë në mënyrë adekuate kufijtë e saj. Stërvitja është tejet provokuese”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Cerar, në deklaratën e tij për shtypin, reagoi për stërvitjen e sigurisë kufitare të quajtur “për kufijtë” të kryer nga Austria para 3 ditëve në kalimin kufitar me Slloveninë, Spielfeld.

Ai e kritikoi stërvitjen për mbrojtjen e kufirit duke thënë “tejet provokuese” për arsye se nga Sllovenia në Austri kanë hyrë shumë pak refugjatë. “Sllovenia anëtare e BE-së dhe NATO-s mund të mbrojë në mënyrë adekuate kufijtë e saj”, tha ai.

– Stërvitje me një mijë persona në kufirin me Slloveninë

Austria para 3 dite kundër fluksit të mundshëm të refugjatëve, kishte organizuar një stërvitje për mbrojtjen e kufirit të quajtur “për kufijtë” me pjesëmarrjen e 600 policëve dhe 400 ushtarëve.

Ministri i Brendshëm, Herbert Kickl, duke folur për stërvitjen kishte theksuar se nuk do të lejojnë krizën e refugjatëve të ndodhur në vitin 2015 në Evropë. “Nëse një shtet nuk mund të mbrojë kufirin e tij kundër një situate të mundshme në kufijtë shtetërore humb kredibilitetin”, kishte thënë Kickl.

Gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Mario Kunase, kishte njoftuar se ata që do të tentojnë të hyjnë në Austri ilegalisht do të kthehen në Slloveni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button