Francë, 10 të akuzuar për planifikimin e sulmeve terroriste ndaj muslimanëve

Prokuroria franceze ka akuzuar 10 ekstremistë për përgatitjen e sulmeve terroriste ndaj muslimanëve, lajmërojnë mediat franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e nëntë burrave dhe një grua, të arrestuar në bastisjet në mbarë Francën, gjendet edhe polici 65 vjeçar i dalë në pension, për të cilin besohet se është udhëheqës i grupit të ekstremistëve, së bashku me bashkëshorten dhe të vetmin ish-ushtar, bëri të ditur gazeta franceze “Le Figaro”.

Sipas pohimeve të burimeve të kësaj gazete të afërt me hetimin, të dyshuarit kanë pasur “plan të dobët të definuar për fillimin e aktiviteteve të dhunshme qëllimi i së cilave kanë qenë persona të besimit musliman”.

Pjesëtarët e grupi në fjalë, të grupmoshës mes 32 dhe 69 vjeç, po ashtu akuzohet për shkelje të ligjeve për armëmbajtje dhe prodhim dhe posedim të mjeteve shpërthyese.

Armë dhe sende që përdoren për prodhimin e bombave TATP janë gjetur gjatë bastisjes së të arrestuarve në rajonin e Parisit, ishullin e Korsikës dhe në pjesën perëndimore të rajonit Charentes-Maritimes.

Sipas raportit që publikoi televizioni TF1, të dyshuarit planifikonin sulme ndaj muslimaneve të zgjedhura rastësisht të cilat mbajnë hixhab nëpër rrugë, imamë dhe ekstremistë që lirohen nga burgu.

Besohet se grupi është pjesë e një krahu radikal të djathtë i njohur si Operacioni i Forcave Operacionale ose AFO, i cili angazhohet për nxitjen e popullit francez për të luftuar kundër muslimanëve që e quajnë atë “armik të brendshëm”.

Në faqen e AFO, theksohet se trajnojnë “ushtarë” francezë për të luftuar në territorin francez.

Një valë e ngjashme arrestimesh u zhvillua në tetor, ku atëherë në objektiv të të dyshuarve kanë qenë refugjatë dhe xhami.

“Nuk jam i befasuar nga këto arrestime sepse klima e tanishme e islamofobisë inkurajon këto veprime”, tha Abdallah Zekri i Këshillit Musliman Francez, duke komentuar mbi arrestimet.

Këshilli theksoi se veçanërisht janë të shqetësuar për sigurinë e rreth 2.500 xhamive në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button