Brazili e ka të lehtë me Serbinë, 2-0 dhe përpara gjen Meksikën

Nga një gol në secilën pjesë, në një ndeshje të dyluftuar në fushë, por aspak të diskutueshme për rezultatin, bëjnë që Brazili të presë biletën për në raundin e 1/8-ave të Botërorit, ku e pret tashmë një rival i njohur amerikano-latin si Meksika.

Paulinho shënoi golin e parë në minutën e 36, ndërsa në të 68-n do të ishte Thiago Silva me kokë që do të dërgonte topin në rrjetë për herë të dytë, pas një krosimi nga Neymar, duke vulosur kështu fatin e takimit dhe duke dërguar në shtëpi serbët, transmeton TCH.

Tashmë në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, “Seleçao” do të përballet me Meksikën, ndërsa Zvicra e kualifikuar si e dyta e grupit E, pas barazimit 2-2 me Kosta Rikën, do të ndeshet me Suedinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button