Palestina mirëpret qëndrimin e Britanisë për Kudsin

Palestina ka mirëpritur përkufizimin e zonës së “Qytetit të Vjetër” në të cilin ndodhet Mesxhid-i Aksa si “territor palestinez nën pushtim”, të përmendur në deklaratën ku u ndanë detajet e vizitës që princi britanik William do të zhvillojë në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga Ministria e Jashtme Palestineze në lidhje me vizitën e princit thuhet se vizita e princit William në Kuds që ndodhet në territoret palestineze në pushtim është “këmbëngulje zyrtare se Kudsi i pushtuar është një pjesë e pandashme e Palestinës”.

Ndërkohë në deklaratën e ministrisë shprehet gjithashtu kënaqësia për këtë qëndrim të mbajtur nga Britania.

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Ze’ev Elkin, kishte reaguar ndaj shprehjes së përdorur “territori palestinez nën pushtim” si dhe kishte bërë thirrje që të ndryshohet kjo shprehje e cila është përdorur në deklaratën e bërë nga Pallati Kensington që është ndërtesa zyrtare e princit William.

Është planifikuar që Princi William më 24-28 qershor të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe Palestinën, ku në kuadër të kësaj vizite ai më 25 qershor do të ndodhet në Jordani.

Gjithashtu bëhet e ditur se William më 26 qershor do të zhvillojë takime të ndara me presidentin izraelit Reuven Rivlin dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Po ashtu Princi William i cili pritet që në kuadër të vizitës të marrë pjesë edhe në disa programe në Yafa dhe Tel Aviv, më 27 qershor do të zhvillojë takim me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, në qytetin nën pushtim Ramallah.

Kudsi Lindor ku brenda tij ndodhet edhe Mesxhid-i Aksa, bashkë me Bregun Perëndimor janë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button