Botërori 2018, Gjermania kundër Suedisë pa Hummelsin

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, konfirmoi se në ndeshjen e sontme të raundit të dytë në grupin “F”, kundër Suedisë do të luajë pa mbrojtësin Mats Hummels, i cili lëndoi qafën.
Edhe pse Hummels ishte njëri nga shumë lojtarët e përfaqësueses që kritikuan taktikën gjermane pas disfatës nga Meksika me rezultatin 0:1, është e qartë se mungesa e tij do të jetë një hendikep i madh për gjermanët në një ndeshje kaq të rëndësishme të fazës së grupeve, pra në rast të një disfate të mundshme mbrojtësit e titullit të kampionit, sipas të gjitha gjasave do të përshëndeten nga Botërori.

“Hummels nuk do të luajë ndaj Suedisë, për shkak të lëndimit të qafës të enjten ndërsa gjendja e tij nuk u përmirësua as të nesërmen. Ende nuk mund të stërvitet, por ka kohë. Kur ndodhin gjëra të tilla, nuk mund të rregullohen brenda natës. Kemi nevojë për lojtarë për duele në ajër. Kam një ide, plan për ndeshjen me Suedinë”, ka thënë Low.

Ndeshja Gjermani-Suedi luhet sonte me fillim në ora 20:00 në stadiumin Olimopik në Sochi.

Në grupin “F” kryesojnë Meksika dhe Suedia me nga 3 pikë, ndërsa Gjermania dhe Koreja e Jugut ende nuk kanë asnjë pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button