fbpx

Reshjet e shiut në Tiranë shkaktojnë probleme me qarkullimin

 Një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, mesditën e sotme, duke përmbytur kështu disa rrugë për pak kohë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për rreth një orë shiu dhe breshëri me intensitet të lartë ka përfshirë pothuajse të gjithë territorin e kryeqytetit, duke krijuar kështu vështirësi në lëvizjen e njerëzve dhe duke përmbytur disa akse rrugore.

Si rezultat i reshjeve, gjithashtu janë krijuar probleme edhe në qarkullimin e makinave dhe mjeteve të transportit publik, duke qëndruar për një kohë të gjatë në trafik në disa akse kryesore të qendrës së qytetit.

Reshje shiu ka patur edhe në qytete të tjera të vendit, ndërkohë paraprakisht autoritete nuk kanë raportuar për dëme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), sot dhe nesër përsëri pritet të ketë reshje shiu në disa qytete të vendit.

Kujtojmë që muaji qershor është karakterizuar nga reshje shiu në disa zona të vendit, duke krijuar dhe dëme në bujqësi në disa qytete të Shqipërisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close