Botërori 2018: Sot 3 ndeshje, Brazili synon fitoren ndaj Kosta Rikës

 Kampionati Botëror “Rusi 2018” do të vazhdojë sot me tri ndeshje, ku pretendenti për titullin Brazili do të përballet me Kosta Rikën, raporton Anadolu Agency (AA).

Brazili do të përballet me Kosta Rikën në ndeshjen e parë të ditës në Grupin E, që do të luhet në stadiumin e Shën Petersburgut në orën 14:00 (1200GMT).

Brazili dhe Zvicra barazuan 1-1 në ndeshjen e parë, ndërsa Kosta Rika u mund nga Serbia me rezultatin 1-0.

Në Grupin D, Nigeria do të përballet me Islandën në Volgograd Arena në orën 17:00 (1500GMT).

Nigeria u mund nga Kroacia me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë, kurse Islanda dhe Argjentina barazuan me rezultatin 1-1.

Një fitore e mundshme nga Islanda do t’i rrezikonte shanset e Argjentinës për të avancuar në raundin e dytë. Ata u mposhtën mbrëmë nga Kroacia me rezultatin 3-0 dhe aktualisht kanë vetëm 1 pikë.

Ndeshja e fundit e ditës do të jetë ajo mes Serbisë dhe Zvicrës në stadiumin e Kaliningradit në orën 20:00 (1800GMT).

Serbia mundi Kosta Rikën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të Grupit E pas goditjes së Aleksandar Kolarov-it nga gjuajtja e lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button