fbpx

Ivanov i kundërpërgjigjet Zaevit: Menjëherë ngrit procedurë për impiçment, nuk e ndërroj qëndrimin

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivnaov e ka ftuar kryeministrin Zoran Zaev menjëherë të ngrit procedurë për impiçment pasi që qëndrimi i tij në lidhje me marrëveshjen për emrin është përfundimtar dhe ngelet i pandryshuar, njofton Portalb.mk.

“E ftoj Zaevin me dy të tretën e shumicës e cila është e patjetërsueshme për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë, menjëherë të ngrit procedurë për konstatimin e përgjegjësisë së presidentit të Maqedonisë, gjegjësisht impiçment”, thuhet në kumtesën e shkruar të presidentit, në lidhje me deklaratën e djeshme të kryeministrit Zaev se do të ngrit procedurë për përgjegjësi, nëse Ivanov se nënshkruan Marrëveshjen me Greqinë.

Ivanov gjithashtu në deklaratë thotë se “reagon për të gjithë të pavërtetat dhe kërcënimet nga ana e kryeministrit Zoran Zaev në intervistën e djeshme në “Kanal 5”.

“Qëndrimi im në lidhje me marrëveshjen e dëmshme për emrin është përfundimtar dhe ngelet i pandryshueshëm edhe përskaj të gjitha kërcënimeve dhe trysnive”, shkruan Ivanov.

Zaev paralajmëroi impiçment për Ivanovin nëse nuk e respekton referendumin për Marrëveshjen me Greqinë

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close