fbpx

Mungojnë “fishëllyesit” në Maqedoni, ligji ekziston – nuk zbatohet në praktikë

Ligji për mbrojtjen e fishkëllyesve (paraqitësve, sinjalizuesve, informatorëve, treguesve) ekziston, Komisioni i Venedikut, por edhe ekspertët vlerësojnë se është i mirë, por në praktikë nuk funksionon. Kështu deklaroi sot këshilltari shtetëror në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Vlladimir Georgiev, në punëtorinë “Dy vjet (mos)aplikim të ligjit për “fishkëllyes”, e organizuar nga Transparencë Maqedoni (TM) dhe OJQ Infoqendër, me ndihmën e Bashkimit Evropian, raporton Portalb.mk.

“Implementimi në praktikë, e dini gjendjen si është pra është jo-funksionale, tani po punohet në ligj të ri për parandalimin e korrupsionit. Ligji është gjithëpërfshirës, por atë që e shohim është në praktikë nuk funksionon. Vetë ligji është i vlerësuar nga ekspertët dhe Komisioni i Venedikut si bazë e mirë për mbrojtjen e fishkëllyesit”, tha Georgiev.

Ai tha se duhet të rritet vetëdija e qytetarëve, por edhe të promovohet ligji për mbrojtjen e qytetarëve me qëllim që ata të guxojnë të paraqesin kur shohin parregullsi në institucionet që punojnë.

“Nuk paraqesin që nuk ka vetëdije se duhet që të paraqesim, por edhe se njerëzit nuk janë të njohur me ligjin për ligjin për mbrojtjen e fishkëllyesve. Në të ardhmen, patjetër duhet që të përkushtohem është që të përforcohet vetëdija. Të promovohet ligji si mënyrë e mirë që të inkurajohen të punësuarit që të paraqesin dhe të njëjtët do të mbrohen. Duhet të punësohet në përforcimin e vetëdijes së të punësuarve në institucione publike dhe private. Pra të ketë fushata për të njëjtën dhe të ketë trajnime”, tha Georgiev.

Ashtu siç shpjegoi Georgiev, nëse duan që qytetarët të paraqesin kanë mënyra që edhe prej brenda, por edhe prej jashtë institucionit apo kompanisë të paraqesin, transmeton Portalb.mk.

“Ka rregullore që ata të mbrohen si fishkëllyes, duke paraqitur parregullsi prej brenda dhe prej jashtë. Personi udhëheqës në iniciuan apo kompani duhet që të emërojë person për t’i shqyrtuar paraqitjet e fishkëllyesve, ndërkaq nëse nuk emëron, atëherë ai vetë duhet që t’i shqyrtojë. Nëse udhëheqësi është personi, lëndë e fishkëllyesit, atëherë duhet që të bëhet nëpërmjet paraqitjes së jashtme, gjegjësisht në MPB, Prokurori dhe institucione tjera përkatëse. Çdo institucion duhet të ketë rregullore për mbrojtjen e fishkëllyesve, nëse nuk e publikon, rregulloren dhe aktin e brendshëm sipas ligjit dënohet prej 2 deri më 4 mije euro dhe 30% për udhëheqësin”, tha Georgiev.

Ai tha se institucionet duhet që në çdo gjashtë muaj të dorëzojnë në Komisionin Antikorrupsion raporte në lidhje me atë se sa kërkesa të fishkëllyesve janë pranuar dhe shqyrtuar, megjithatë të gjitha institucionet s’e bëjnë, ndërkaq gjykatat i lirojnë nga përgjegjësia.

“Çdo institucion dhe kompani, në çdo 6 muaj duhet të dorëzojnë raport deri te Anti-korrupsioni në lidhje me paraqitjet e fishkëllyesve. Më së shumti 100 institucione na lajmërojnë për shqyrtim të paraqitjeve. Nuk kemi kërkuar asnjë gjobë për ndonjë institucion për mosdorëzim të raportit me për paraqitjet e fishkëllyesve. Ne kemi pasur raste për paraqitje tjera në Gjykatë kur është çështja për shkelje se ose gjobë, gjykata nuk i dënon, ose i dënon me shuma minimale. Politika ndëshkuese e gjykatave është në favor të shkelësve”, tha Georgiev.

Cili person mund të bëhet fishkëllyes?

  • Duhet të jetë i punësuar, ose të ketë qenë i punësuar në institucionin apo kompaninë që punon ose ka punuar
  • Kandidat për punësim në institucionin apo kompaninë që e paraqet
  • Vullnetar ose praktikant në institucionin apo kompaninë që e paraqet
  • Ka bashkëpunim me institucionin apo kompaninë që e paraqet

Person i cili shfrytëzon ose ka shfrytëzuar shërbime të ndryshme nga institucioni apo kompania që e paraqet

Sipas ligjit, fishkëllyesit mund të marrin mbrojtje gjyqësore, që më pas, nëse janë përzënë të kthehen në punë, ose nëse janë sistemuar diku tjetër të kthehen në vendet tjera të punës.

Llazarevski tregoi pse zgjodhi Verushevskin për t’ia dhënë “bombat” dhe jo dikë tjetër

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close