SHBA dhe Koreja e Jugut do t’i pezullojnë stërvitjet e përbashkëta

Pritet që Koreja e Veriut dhe SHBA-të të marrin vendimet për pezullimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake gjatë javës në vijim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap bazuar në një burim të paidentifikuar të qeverisë, zyrtarët e të dyja vendeve janë në konsultim për ndalimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.

Burimi theksoi se këtë javë ministritë e Mbrojtjes së Koresë së Jugut dhe SHBA-ve, vendimet e tyre do t’i njoftojnë së bashku.

Presidenti amerikan Donald Trump, pas takimit të tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un më 12 qershor në Singapor, bëri të ditur se do t’i ndalojnë stërvitjet ushtarake të cilat i zhvillojnë me Korenë e Jugut.

Pas takimit me rëndësi historike për Gadishullin Korean, Trump dhe Kim nënshkruan një dokument gjithëpërfshirës. Dokumenti përmban shumë angazhime për Korenë e Veriut dhe SHBA-ve për vendosjen e paqes dhe rritjen e prosperitetit në Gadishullin Korean.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button