fbpx

Agimi i Artë thirrje për “puç” për shkak të marrëveshjes me Maqedoninë

Deputeti i partisë së ekstremit të djathtë në parlamentin grek, Agimi i Artë, Konstantinos Barbarousis, shkaktoi debat me fjalët “e thërras ushtrinë në detyrë”, duke folur në lidhje me konsensusin e arritur për çështjen e emrit mes qeverive greke dhe maqedonase, raporton Anadolu Agency (AA).

“I bëj thirrje ushtrisë që të përmbushin betimin e tyre duke e arrestuar kryeministrin Aleksis Tsipras, (Ministrin e Mbrojtjes) Panos Kammenos dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos, për të ndaluar këtë tradhti”, tha Barbarousis.

Thirrja shkaktoi rritje tensionesh në parlament, ndërsa në veçanti shkaktoi reagim te deputetët e partisë kryesore qeveritare SYRIZA.

Kryetari i Kuvendit, Nikos Voutsis, i cili i thirri në mbledhje të jashtëzakonshme krerët e grupeve parlamentare, i cilësoi fjalët e Barbarousis si “ftesë e hapur për grusht shteti”.

Duke pohuar se partia “neo-naziste” Agimi i Artë ka për qëllim të përshkallëzojë dhunën para nënshkrimit të marrëveshjes mes Athinës dhe Shkupit, Voutsis propozoi që të ndalohet pjesëmarrja e tyre në seancat e kuvendit në lidhje me këtë çështje.

Propozimi u miratua nga të gjitha partitë me përjashtim të Agimit të Artë, me ç’rast u ndalua pjesëmarrja e tyre në sencat e kuvendit gjatë debateve në fjalë.

– Mocioni i mosbesimit

Në lidhje me “çështjen e emrit” e cila vazhdon mbi një çerek shekulli, është arritur marrëveshje pas disa muajsh negociata.

Për shkak të marrëveshjes e cila parashesh që emri i Maqedonisë të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”, partia kryesore e opozitës Demokracia e Re (ND) paraqiti mocion të mosbesimit në parlament.

Kryetari i ND-së, Kiriakos Miçotakis, duke theksuar se marrëveshja është një dakordim i keq, kishte pohuar se përcaktimi i nacionalitetit dhe gjuhës së vendit fqinj si “Maqedon” është tërheqje nga vija e kuqe kombëtare.

Në votimin që pritet të realizohet nesër në parlamentin grek me 300 deputetë, të paktën gjysma duhet të votojnë “pro” që mocioni i mosbesimit të materializohet. Kryetari i parnterit qeveritar SYRIZA, Grekët e Pavarur (ANEL), njëherësh ministër i Mbrojtjes, Kammenos, tha se nuk do ta votojë marrëveshjen, ndërsa për mocionin do të votojë “kundër”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close