Ballkani jashtë BE-së, ministri gjerman: Do ketë pasoja fatale!

Duket se Gjermania po merr në konsideratë që të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë. Ministri i Jashtëm gjerman Heike Mass ka komentuar çështjet e zgjerimit të Bashkimit Europian. Në një editorial në “Atlantic Council”, ai shkruan se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk integrohen në BE atëherë do të ketë pasoja fatale, transmeton Gazetashqip.com.

Ministri gjerman ka komentuar dhe progresin që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj për t’u integruar në Bashkimin Europian. Sipas Mass, vendi ynë është duke shënuar hapa progresi në çështjen e Reformës në Drejtësi.

Ai shprehet se është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. “Pasoja fatale nëse e lëmë Ballkanin jashtë BE-s. Gabim nëse BE nuk lejon zgjerimin me anëtarë të rinj. Shqipëria ka bërë progres të qenësishëm në Reformën në Drejtësi. Shqipëria po ndërmerr një reformë ambicioze në drejtësi. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë jam pro hapjes së negociatave. Çelja e negociatave duhet të shoqërohet me disa kushte. Nëse ndalojnë zgjerimin atëherë dëmtohen reformat në këto vende” – theksoi ministri gjerman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button