Arabi Saudite, dënohen me vdekje 4 persona që spiunuan për Iranin
Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar 4 persona me vdekje për lidhje me kundërshtarin më të madh, Iranin, njoftuan mediat shtetërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ata u gjykuan për formimin e celulës për spiunim për Iranin, trajnime në kampet e Gardës Revolucionare dhe përdorimin e armëve dhe eksplozivit. Identiteti dhe kombësia e të dënuarve nuk është zbuluar.
Tensionet mes Arabisë Saudite-sunite dhe Iranit-shiit u rritën që kur Rijadi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin në vitin 2016, pas një sulmi mbi dy përfaqësitë diplomatike të Arabisë Saudite në Iran nga ana e demonstruesve, të cilët protestonin për shkak të ekzekutimit të imamit të njohur shiit.