Stoltenberg: Katari nuk mund të bëhet anëtar i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se misioni i trajnimit në Irak do të fillojë me kërkesë të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Stoltenberg në një deklaratë për media para takimit të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s foli në lidhje me pikat kryesore të rendit të ditës së takimit.

Ai tha se takimi ka për qëllim përgatitjen në Samitin e NATO-s në Bruksel, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm.

Stoltenberg tha se ministrat e Mbrojtjes do të diskutojnë për çështje të ndryshme si forcimi i kapacitetit të mbrojtes, lëvizja ushtarake, mbrojtja kibernetike, lufta kundër terrorizmit dhe bashkëpunimi në relacionin BE-NATO.

– Misioni i trajnimit në Irak

Kreu i Aleancës tha se pas samitit në Bruksel në Irak zyrtarisht do të nisë misioni i NATO-s. “Qëllimi kryesor i këtij misioni është ofrimi i stabilitetit në vend dhe vazhdimi i përfitimeve të arritura kundër organizatës terroriste DEASH”, thekson Stoltenberg.

Sipas tij, NATO ka marrë misionin e trajnimit pas thirrjes së qeverisë së Irakut. “NATO do të vazhdojë të qëndrojë në shtet për aq kohë sa qeveria e Irakut dëshiron”, tha ai.

– “Katari nuk mund të bëhet anëtar”

Ndërsa në lidhje me dëshirën e Katarit për t’u bërë anëtar i plotë i NATO-s, Stoltenberg tha se Katari është një aleat i rëndësishëm i NATO-s.

“Sipas nenit 10 të Traktatit të Washingtonit, traktat themelues i NATO-s, në aleancë mund të anëtarësohen vetëm shtetet që janë në Evropë dhe Amerikën Veriore”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button