fbpx

Osmani: Duhet të bëjmë çmos për t’i mbrojtur raportet tregtare mes Maqedonisë dhe BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në kuadër  të viztës dyditore në Bruksel, u takuan me Komisioneren e Tregtisë, Sesilija Malstrom.

Tema  kryesore ishin marrëdhëniet tregtare mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit  Evropian,  përfshirë këtu edhe sfidat e reja në marrëdhëniet tregtare globale. Dihet se si rezultat i implementimit  të suksesshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit,  marrëdhëniet  tregtare ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së janë në nivel shumë të lartë dhe  shkëmbimi tregtar i vendit është me orientim të fuqishëm  kah BE-ja.

Në mbledhje u diskutua edhe për tregtinë e çelikut, dhe në këtë kontekst Osmani theksoi se ‘’Industria e çelikut paraqet një ndër shtyllat   e  ekonomisë sonë, dhe pasojat e mundshme nga kjo krizë për marrëdhëmiet tona dypalëshe mund të kenë ndikim edhe për  zhvilllimin e përgjithshëm ekonomik të vendit’’. Osmani dhe Bekteshi shprehën shpresën se Bashkimi Evropian do t’i ketë parasysh të gjitha këto elemente dhe, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit masat e eventuale për mbrojtjen e ekonomisë evropiane do të jenë në përputhje  edhe me nevojat e marrëdhënieve tashmë të vendosura prej dekadash mes Maqedonisë dhe BE-së.

‘’Jemi sinqerisht mirënjohes për përpjekjet dhe investimet e mëdha të Bashkimit Evropian për transformim dhe harrmonizimin  e  ekonomisë së Republikën së Maqedonisë me atë të Bashkimit Evropian dhe, duke pasur parasysh zhvillimin pozitiv të proceseve integruese në vendit, pres që ky bashkëpunim të thellohet, ’- theksoi Osmani, duke cituar Raportin e Komisionit Evropian ku, sipas kritereve ekonomike, Maqedonia, në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perednimor, mori vlerësimin më të lartë  të harmonizimit me ekonominë  evropiane.

Takimi i Osmanit dhe Bekteshit  me Komisioneren Evropiane të  Tregtisë, Sesilija Malstrom është pjesë e vizitës zyrtare në Bruksel  gjatë së cilës Osmani u prit edhe nga Nënpresidentja  e Komisionit Evropian, Federika Mogerini,si dhe nga  shumë përfaqësues të  tjerë të lartë të administratës evropiane.

Pjesë e agjendës së Osmanit, në kuadër të vizitës në Bruksel, është edhe një ligjëratë për integrimet evropiane të Maqedonisë  para diplomatëve  dhe përfaqësuesve të sektorit civil. Takimi organizohet nga  Fondacioni Hans Zajdël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button