Porositë e kryetarit të Partisë Popullore Evropiane, Zhozef Dol për VMRO-DPMNE-në

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Zhozef Doll në daljen e tij me rastin e tubimit të VMRO-DPMNE-së (02.06.2018) para Qeverisë maqedonase, dërgoi porosi të rëndësishme për VMRO-DPMNE-në. Nëse hiqet anash fjalori diplomatik dhe fjalët kuratoriale për “mbështetje dhe miqësi”, dërguar me rastin e tubimit të parë të madh pasi zgjedhjes së Hristijan Mickoskit në krye të partisë, në daljen e Dolli qartë mund të vërehen edhe porositë se Maqedonia nuk ka opsion tjetër përveç proceseve euro-atlantike, si dhe për zbatimin e reformave, të zhvilluarit e një lufte të vërtetë me krimin dhe korrupsionin, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Doli që në fillim porositi VMRO-DPMNE-në se vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian:

Sot keni shansin që qytetarëve tuja të jua prezantoni idetë tuaja dhe vizionin tuaj për të ardhmen e vendit. Të gjithë e dim se populli i Maqedonisë ka nevojë për këtë. Miqtë e mi, vendi juaj gjendet në pjesën e brendshme të kufijve të Evropës. Fatet tona janë të lidhura. 

Ai me kujdes zgjodhi fjalët, por, përsëri, shumë qartë theksoi se VRMO-DPMNE duhet seriozisht të punojë në integrimin e Maqedonisë së familje n euro-atlantike.

Në qeveri ose në opozitë, të gjithë fuqitë politike duhet të përveshin krahët dhe të tregojnë se kanë dëshirë për të ecur në rrugën euro-atlantike dhe të ndërmarrin masa të patjetërsueshme. 

Gjë që, padyshim, nënkupton se VMRO-DPMNE duhet të harrojë dhe të distancohet prej përpjekjeve për lëshimin e kursit euro-atlantik dhe kthimin kah Rusia, të thëna haptazi ose gjysmë haptas prej politikanëve dhe ekspertëve afër partisë më të madhe opozitare.  Njëkohësisht, ai haptazi tha se pret mbështetje nga ana e VMRO-DPMNE për proceset reformuese:

E dini shumë mirë për çfarë flas: të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e gjyqësorit dhe të mediumeve, jo vetëm për shkakun se BE i kërkon, por për shkak se qytetarët tuaj jua kërkojnë. Dhe për këtë, pa këtë që u tha më lartë, nuk mund të riaktivizohet ekonomia, të tërhiqen investitor dhe të krijohen vende pune…

Populli jua kërkon ndryshime dhe këto ndryshime nuk mund të zbatohen pa pjesëmarrjen tuaj, edhe në opozitë…

Thënë më thjeshtë kjo do të thotë se partia opozitare duhet të mbështes projektet ligjore lidhur me realizimin e reformave urgjente me prioritet të propozuara nga BE.

Duke u lidhur me problemin e (pa)varësisë së gjyqësorit, shkeljen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit, (jo)lirin e mediumeve, të cilat arrijnë kulmin pikërisht në kohën e qeverisjes së VRMO-DPMNE-së dhe për ç’arsye edhe partia humbi qeverisjen, Doll në fund i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të gjej energji të re (të reformohet) dhe të kthejë besimin e qytetarëve, dhe më pas të qeverisë:

Duhet të mendohet ndryshe, duhet të ketë inovacione. Unë jam i sigurt se me udhëheqësin e kryetarit Mickoski, i cili është dinamik, kompetent dhe i motivuar, mund të jep energji të re dhe një elan të ri për partin tuaj. Të ktheni besimin e qytetarëve, të gjej forcë partia dhe së shpejti të ktheheni si parti qeverisëse me qëllim që të mundni në mënyrë më efikase të sillni një armëri më të mirë për banorët e Maqedonisë…

Kështu që, edhe pse porosia politike e kryetarit të Partisë Popullore Evropiane deri te VMRO-DPMNE janë të paketuar në mënyrë diplomatike, njëkohësisht ato janë shumë thelbësore dhe kanë peshë specifike. Kuptohet, për ato të cilët duan t’i dëgjojnë dhe t’i protokollojnë në mënyrë të drejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button