Foshnjat në Klinikën e Gjinekologjinë do të marrin pelena falas

Foshnjat e porsalindura në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – Shkup, do të marrin pelena falas dhe faculeta të lagështa, që deri më tani i kanë blerë prindërit e tyre, njofton Portalb.mk.

Pelenat dhe faculetat e lagështa do t’i dhurojë kompania “Bora” e cila sot e ka zyrtarizuar bashkëpunimin me Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri.

“Me prodhimet e “Bora” do të kujdesemi për më të vegjlit, por veçmas është e rëndësishme se do të tejkalohet praktika e deritanishme që prindërit vetë të blejnë pelena për foshnjat e tyre, kështu që kjo mund ta relaksojë këtë harxhim shtesë të cilin e kanë prindërit”, ka theksuar zëdhënësja e Klinikës, Dragana Bukilica.

Përfaqësuesi i kompanisë “Bora”, Darko Trajkovski theksoi se për to më e rëndësishme është shëndeti dhe kujdesi për të vegjlit dhe se prodhimet e tyre do të jenë në përputhje me nevojat e Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button