Taravari dhe Arifi me qëndrime kontradiktore për deponinë Rusino

Kreu i Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, japin qëndrime kontradiktore sa i takon fillimit të investimit të premtuar në deponinë Rusino. Edhe për këtë vit, si donator për rregullimin e Rusinos u paraqit Qendra Zvicerane për Zhvillim, por dy krerët e komunave nuk e dinë me saktësi se kur ky investim do të fillojë të realizohet. Sipas Taravarit, investimi do fillojë brenda muajit, e sipas Arifit, gjatë vitit do të behet projekti i investimeve, njofton Alsat M.

Pas kësaj, edhe për këtë vit shuhen shpresat e gostivarasve për rregullimin e rrugës dhe pastrimin e deponisë. Edhe më tej vazhdon të ndotet toka dhe të mbjellat e fshatrave rreth Rusinos, si nga mbetjet, po ashtu edhe nga ky ujë i zi që përfundon në fusha. Si pasojë e mos mbajtjes së premtimeve për investime, ndotja e tokës, ajrit dhe ujit në këtë pjesë ka filluar të përhapet edhe në fushat e Pollogut. Kjo vjen pas ndalesës për hedhje të mbeturinave në Rusino në kohën kur komunat rurale ankohen që s’kanë mundësi për t`i dërguar mbeturinat në Drislla të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button