Zgjedhje parlamentare në Slloveni, për 90 ulëse garojnë 25 parti politike

Në Slloveni sot mbahen zgjedhjet parlamentare ku do të zgjedhet përbërja e re e parlamentit e cila ka gjithsej 90 ulëse, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhje garojnë 25 parti politike ndërsa rezultatet e para paraprake do të dihen sonte vonë.

Sondazhet e fundit parashikojnë fitoren e Partisë Demokratike të Sllovensië (SDS) të Janez Jansha, e cila do t’i sillte fitoren e tretë rradhazi për formimin e qeverisë.

Në vendin e dytë, sipas sondazheve radhitet Lista- Marjan Sharc, një subjekt politik relativisht i ri në krye të së cilës qëndron kandidati i zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Analistët parashikojë zgjedhje të pasigurta si dhe bisedime edhe më të pasigurta rreth qeverisë së ardhshme të koalicionit, pasi që e majta dhe lista Sharc kategorikisht kanë hedhur poshtë çfarëdo koalicionimi me Jansha-n, të cilin e akuzojnë për politikë radikale dhe anti-emigrante sipas shembullit të ndjekur të mikut të tij Victor Orban.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button