Gruevski nuk ishte i pranishëm në mitingun e sontëm të VMRO-DPMNE-së

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk u paraqit në mitingun e sontëm të VMRO-DPMNE-së para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Në miting i pranishëm ishte deputeti Ilija Dimovski si dhe ish-kryeministri teknik nga VMRO-DPMNE-ja, Emil Dimitrievski.

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov mitingun e ka ndjekur nga dritarja e ndërtesës përballë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa vëllau u tij, Vllatko Mijallkov ishte mes simpatizantve të VMRO-së.

Në miting ishte e pranishme edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska si dhe Stevçe Jakimovski.

VMRO-DPMNE protestë në Shkup, Mickoski: Kjo Qeveri duhet të bjerë, edhe shqiptarët nuk e duan (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button