Ankohet Gordana Jankullovska, dërgon letër publike për Deskoskën dhe Carovskën

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska publikisht iu ka drejtuar ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska dhe ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, që sipas asaj po i cënohen të drejtat e garantuara në Kushtetutën e Maqedonisë.

Sipas Jankullovskës, të drejtat e saj po cënohen nga Këshilli Gjyqësor, gjegjësisht nga kryetarja Dobrila Kacarska për lëndën e PPS-së, Tanku.

Ajo ka thënë se sot derisa ka qenë në spital duke marrë terapi, avokati e ka lajmëruar që gjykatësja Kacarska ka urdhëruar ekspertizë për të parë nëse vërtetë është në atë gjendje.

“Përskaj shkeljeve të të drejtave gjer më tani gjatë procedurës në lidhje me këtë lëndë, tek unë ekziston frikë e arsyeshme, që në periudhën e ardhshme do të rrezikohet shëndeti im dhe shëndeti dhe jeta e foshnjës sime të pa lindur”,  ka shkruar Jankullovska.

Në rastin “Tanku“, për blerjen e “Mercedesit“ luksoz me vlerë 600 mijë eurosh është i akuzuar ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish-ndihmësministri në MPB, Gjoko Popovski, kurse Jankullovskës  me kërkesë të palës mbrojtëse të saj, i është ndarë procedura, për shkak të shtatzënisë së rrëzikshme.

http://portalb.mk/527933-gruevski-denohet-me-dy-vjet-burg-ndersa-gjoko-popovski-me-6-vjet-e-gjysme-ne-rastin-tank/

Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button