fbpx

Ja kur pritet të bëhet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë së Republikës së Maqedonisë do të realizohet nga data 1 deri më 21 prill te vitit 2020. Në teren do të angazhohen rreth pesë mijë regjistrues, dhe kësaj radhe do të përdoret metodë e kombinuar, që do të thotë përveç shfrytëzimit të të dhënave në teren, do të shfrytëzohen edhe të dhëna nga regjistrat. Vlerësohet se për kryerjen e këtij procesi do të nevojiten rreth 8,5milion euro.

Kështu thotë drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simonovski në një intervistë për MIA-n, i cili po ashtu shprehi keqardhje për dështimin e regjistrimit në vitin 2011.

“Tani mbushim 73 vjet që nga ekzistimit i entit shtetëror për statistikë, dhe me shumë keqardhje konstatojmë se më të njohur jemi për shkak të dështimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në vitin 2011. Nuk ka rëndësi arsyet, këtë turp do ta bartim mbi vete edhe shumë kohë. Shpresoj që tani do të arrijmë të dëshmojmë se jemi institucion serioz dhe se më së paku prej neve varej mos regjistrimi i vitit 2011. Por faji ekziston, sepse arritëm që ti hapim dyert politikës që të përzihet në këtë proces. Kjo është një gjë që nuk duhet të lejohet. Ndoshta do të ketë tentativa, megjithatë nuk do të lejojmë që një gjë e tillë të ndikojë. Procesi i regjistrimit do të jetë thjesht operacion statistikor dhe asgjë më shumë”, tha Simonovski.

Risia do të jetë se gjatë regjistrimit nuk do të përdoren pyetësor në formë të letrës, por do të përdoret laptopi.

Ai potencoi se në këtë mënyrë shumë më shpejtë do ti mbledhim të dhënat dhe nuk do të pritet një vit e gjysmë apo dy për t’i publikuar ato.

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close