fbpx

Soros nis fushatën për një referendum të dytë për Brexit

Miliarderi amerikano-hungarez, George Soros njoftoi sot se brenda disa ditësh do të fillojë fushatën për mbajtjen e referendumit të dytë në Brexit.

Ai bëri këtë deklaratë në një takimin vjetor të Këshillit Evropian për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Paris, duke e përshkruar Brexit-in si një shembull të “shpërbërjes territoriale” dhe ka fajësuar këtë proces për pengimin e punës së BE-së, raporton Times, transmeton Balkanweb.

Kujtojmë se Britania e Madhe mbajti një referendum qershor të vitit 2016 për shkëputjen nga BE. Rezultati i këtij referendumi të mbajtur ishte 51.9% në mbështetje të Brexit kundrejt 48.1% që votuan pro BE me një pjesëmarrje prej 72.2% të popullsisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close