SHBA mund të sanksionojë Indinë për shkak të blerjes së sistemit S-400

 SHBA-të mund të ndalojnë shitjet e mjeteve ajrore pa pilot të tipit Predator për Indinë për shkak të preferencës së saj për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

William Thornberry, kreu i Komitetit të forcave të armatosura në kuvendin e përfaqësuesve të SHBA-ve në një deklaratë në faqen e internetit NDTV e cila kryer publikime në Indi, ka thënë se preferenca e Indisë për sistemin S-400 ka çuar në atë që SHBA të hezitojë në ndarjen e teknologjisë ushtarake si mjetet ajrore pa pilot (drone).

Ai deklaroi se preferenca e autoriteteve të New Delhit për sistemin e mbrojtjes raketore S-400 do të kërcënonte “aftësinë bashkëpunuese” të Indisë si një aleat të SHBA-ve.

“Adoptimi i kësaj teknologjie kam frikë se nga pikëpamja e SHBA-ve do të shkaktojë shqetësime në çështjen e transferimit të teknologjisë shtesë”, thekson Thornberry.

Sipas tij, kjo situatë mund të shkaktojë bllokimin e shitjes së mjeteve ajrore pa pilot Predator.

India ka një bashkëpunim të afërt ushtarak si me SHBA-të ashtu edhe me Rusinë. Në 30-40 vitet e fundit, një pjesë e rëndësishme e nevojave ushtarake të vendit janë mbuluar nga Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button