Duket magjike për vizitorët, por “Disneyland” ka edhe anë të errëta

Për shumë nga fansat e filmave të animuar, bota e “Disneyland” mund të jetë destinacioni i preferuar për ta vizituar së paku njëherë.

Kështjellat mbretërore dhe maskotat e karaktereve të preferuar nga filmat e animuar, të japin ndjesinë sikur je vërtet brenda një bote magjike, transmeton Telegrafi.

 Disneyland (Foto: Getty Images)

“Disneyland” mirëpret çdo vit me miliona njerëz, shumica prej të cilëve janë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

Mund të duket gjithçka përrallore, por fundja mbetet një vend pune për personat që punojnë aty, që ajo “botë” të jetë aq e ndezur.

Sipas Times, në Disney ka rreth 62.000 të punësuar, të cilët kanë një anë të errët të punës, ndryshe nga ajo që shohim ne.

 Foto: Getty Images

Ata duhet tu përgjigjen dy rregullave bazë, dhe rregulli i parë është që kurrë dhe në asnjë lloj mënyre nuk duhet thënë “Nuk e di”. Çfarëdo që të jetë pyetja, gjithnjë duhet të keni një zgjidhje për këtë çështje.

Nga mijëra vizitorë që shkelin në “Disneyland” çdo ditë, ka mes tyre shumë fëmijë që mund të bëjnë pyetje të çfarëdoshme, qoftë edhe idiote, mirëpo përgjigja asnjëherë nuk duhet të jetë “S’e di”.

 Foto: Getty Images

Shembulli konkret, nëse ndonjë nga punonjësit pyetet nga një vogëlushe se kur do të hajë darkë Hirushja, punonjësi duhet të improvizojë patjetër një përgjigje.

Dhe rregulli numër dy dhe shumë strikt i punëtorëve të “Disneyland” dhe që u vihet në duket, është që të mos harrojnë rregullin numër një.

 Foto: Getty Images

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button