Sloganët e 32 skuadrave pjesëmarrëse në Botëror

Kupa e Botës po afron. Duhen edhe dy javë që të nisë “Rusi 2018”, me ndeshjen e parë që do të luhet mes vendit mikpritës dhe Arabisë Saudite, në 14 qershor, transmeton Top Channel. 

Ditën e dytë do të luhet supersfida mes Portugalisë dhe Spanjës, për grupin B. Në 28 qershor do të përballet Anglia me Belgjikën e kështu me radhë.

Por, kush është slogani i secilës skuadër pjesëmarrëse në këtë Botëror? Zbulojeni më poshtë.

Gjermania – Së bashku do të shkruajmë historinë

Arabia Saudite – Kalorësit e shkretëtirës

Argjentina – Të bashkuar për një ëndërr!

Australia – Tregohuni trima dhe guximtarë, Socceros verdhegjelbër

Belgjika – Djaj të kuq me një mision

Brazili – Më shumë se 5 yje, 200 milionë zemra

Kolumbia – 1 ëndërr, 3 ngjyra dhe 50 milionë zemra

Kosta Rika – Nuk ka gjëra të pamundura kur luan një shtet i tërë

Kroacia – Vend i vogël, ëndrra të mëdha

Danimarka – Së bashku do të shkruajmë historinë!

Egjipti – Përpara Faraonëve, të gjithë duhet të ngrihen në këmbë

Spanja – Së bashku jemi të pamposhtur

Franca – Forca juaj, pasioni ynë!

Anglia – Të kthehemi triumfues!

Irani – 80 milionë persona, 1 komb

Islanda – Të bëjmë realitet ëndrrën tonë

Japonia – Koha e betejës erdhi, o Samurait blu!

Meksika – Të lindur në Meksikë, të lindur për fitore

Maroku – Luanët e Atlasit, krenaria e Marokut

Nigeria – Krahët e krenarisë afrikane

Panamaja – Jemi forca e dy deteve!

Peruja – U kthyem!

Polonia – Përpara, Poloni!

Portugalia – E kaluara, lavdi; e tashmja, histori

Koreja e Jugut – Tigra të Azisë, pushtoni botën!

Rusia – Luajmë me zemër

Senegali – E pamundur të mos jesh senegalez!

Serbia – Një ekip, një ëndërr

Suedia – Të bashkuar për Suedinë!

Zvicra – 4 gjuhë, një komb

Tunizia – Po vijnë Shqiponjat, krah për krah lojtarë dhe tifozë

Uruguaji – Shkëlqen dielli në Rusi, qielli është i gjithi i kaltër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button