PDSH-ja në Qeveri me ministër për Investime të Huaja dhe zv. ministër për Transport dhe Lidhje

Ka mbaruar mbledhja e Kuvendi Qendror të PDSH-së, lidhur me ofertën e kryeministrit Zoran Zaev që kjo parti të bëhet pjesë e qeverisë.

Pas mbarimit, zëdhësi i PDSH-së, Luan Tresi, ka informuar opinion se PDSH ka vendosur që të futet në qeveri.

“Kuvendi qendror i PDSH-së pas mbledhjes solli vendim që të përkrah ofertën e Kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev që PDSH-ja të jetë pjesë e Qeverisë ose e koalicionit qeveritarë. Gjithashtu Kuvendi qendror zgjodhi edhe dy emrat, që do ta përfaqësojnë PDSH-në dhe atë, për ministër për investime të huaja u përzgjodh Bardhyl Dauti, kurse për zv. ministër për Transport dhe Lidhje u përzgjodh Musadik Beqiri”, deklaroi Tresi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button