Kosovë, zëvendësministri Gjergj Dedaj nuk e di zyrën e shefit të tij

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj ka rrëfyer relacionin e tij me ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Dedaj ka thënë se kanë kaluar gjashtë muaj prej kur ai është në pozitën e zëvendësministrit, porse sipas tij, ai e ka të pamundur komunikimin me shefin e tij, Behgjet Pacolli, transmeton REL.

Në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj, Dedaj është ankuar për injorim të vazhdueshëm që siç thotë ai, i bëhet nga ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli. Deda ka thënë që as nuk e di se ku e ka zyrën shefi i tij.

“Unë personalisht kam vërejtje në komunikimin që kemi në relacionin me ministrin, sepse tash e gjashtë muaj, unë dua t’iu them zotëri kryeministër i nderuar se nuk kemi asnjë komunikim. Ministria e Jashtme është dikaster tejet i rëndësishëm dhe unë ende nuk e di zyrën e ministrit tim. Kjo më ka vënë në pozitë të vështirë çdo mëngjes”, ka deklaruar zëvendësministri Dedaj.

Dedaj i bëri këto komente në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj i cili ka ftuar për raportim, tetëdhjetë zëvendësministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga zëvendësministrat angazhim maksimal.

“Ju e keni kuptuar përgjegjësinë kushtetuese që keni. Jemi në një periudhë që ka peshë për vendin, ku secili e ka rolin e tij. Ju ftoj të jemi bashkë që të mos dështojmë drejt rrugëtimit tonë drejt familjes evropiane’’, ka deklaruar Haradinaj.

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Haradinaj ka numrin më të madh të zëvendësministrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button