fbpx

Ka gjasa që Lika dhe Bekteshi të largohen nga Qeveria

Ministrat e BDI-së si dhe zëvendësministrat dhe funksionarët e tjera kanë marrë kritika të ashpra nga kryesia qendrore e partisë, thotë për Plusinfo një zyrtarë i lartë i partisë së Ali Ahmetit.

Më të kritikuarit ishin zëvendëskryeministri për MO-në, Hazbi Lika dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi për punën e deri tanishme në Qeveri. Vërejtje, por më të vogla ka pasur pothuajse për të gjithë ministrat e BDI-së, nga ana kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.

Në adresë të Likës ka pasur kritika për vonesën e sistemimit të të punësuarve në bazë të MO-së dhe për përfaqësimin e ulët nëpër institucione të pozitave kyçe nga shqiptarët.

Vërejtje të shumta ka pasur edhe për ministrin e ekonomisë Bekteshi, kurse më kritika më të vogla kaluan zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i ekologjisë Sadulla Duraku.

Sipas kësaj nuk do të jetë befasi nëse Ahmeti i propozon Zaevit ndryshime të disa ministrave. Sipas burimit, paralajmërohet rokadë të ministrave të drejtësisë dhe arsimit. Megjithatë nga BDI thonë se gjithçka është në duar të Ahmetit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button